Training modules/dashboard/slides/10311-verifiability/sq
Verifikueshmëria
Verifikueshmëria: "Thotë kush?"
Pas çdo artikulli të mrekullueshëm të Wikipedia-s qëndron një koleksion i burimeve të shkëlqyera. Gjetja e burimeve të mira është një nga gjërat e para që duhet të bëni.
Kjo sepse përmbajtja në Wikipedia duhet të jetë e verifikueshme. Njerëzit që lexojnë dhe redaktojnë enciklopedinë mund të kontrollojnë informacionin e saj, të shohin se është i azhurnuar dhe vjen nga një burim i besueshëm.
Ju nuk do t’i besonit gjithçkaje që lexoni në internet dhe Wikipedia nuk është ndryshe. Por në fund të çdo faqeje, ju mund të shihni se nga buruan faktet e deklaruara në pjesën e artikullit: "Burimet" apo "Referimet". Kjo i ndihmon çdokujt të kontrollojë dy herë faktet për t'u siguruar që ato janë të vërteta. Kur shtoni përmbajtje në Wikipedia, do të dëshironi t'u jepni të njëjtën mundësi të tjerëve.
Pra, sigurohuni që të ndani vetëm fakte që merrni nga burime të besueshme. Burime të besueshme përfshijnë:
- Tekste shkollore
- Vlerësime të letërsisë
- Libra ose botime të shkruara nga ekspertë të fushës dhe të botuara nga botues të besueshëm.
Mos përdor:
- Postimet në blog
- Materialet për shtyp synojnë të tregojnë diçka në një dritë të caktuar
Në disa raste, të tilla si artikuj që përfshijnë redaktim mjekësor, gazeta dhe artikuj në shtyp nuk janë të përshtatshme. Nëse kjo vlen për ju, ne do të shqyrtojmë më shumë rreth kësaj më vonë, në modulin tonë për redaktimin e temave mjekësore.