Training modules/dashboard/slides/10307-ignore-all-rules/sq
Shtylla e pestë
Wikipedia nuk ka rregulla të ngurta.
Në rregull, ne e dimë që sapo keni lexuar një mori rregullash. Pra, çfarë do të thotë kjo e fundit?
Rregullat në Wikipedia nuk janë gdhendur në gur. Formulimi dhe interpretimi i tyre ka të ngjarë të ndryshojë me kalimin e kohës.
Parimet dhe fryma e rregullave të Wikipedia kanë më shumë rëndësi sesa formulimi i tyre i drejtpërdrejtë, dhe nganjëherë përmirësimi i Wikipedia-a kërkon që të bëhet një përjashtim nga një rregull.
Jini të guximshëm (por jo të pamatur) në azhurnimin e artikujve. Zhytuni dhe mos u frikësoni për të bërë gabime. Versionet e mëparshme të faqeve ruhen, kështu që gabimet mund të korrigjohen. Gjëja më e rëndësishme për të bërë është të komunikosh përmes faqeve të diskutimit - pjesa e çdo artikulli ku Wikipedianët diskutojnë mbi atë që po punojnë - t'u tregosh redaktorëve të tjerë se çfarë dëshiron të bësh, çfarë ke bërë dhe pse.
Mendojeni në këtë mënyrë: Ju nuk do të prishni Wikipedia-n (por ju lutem mos u përpiqni).
Redaktimi i Wikipedia-s ka të bëjë me përdorimin e gjykimit tuaj më të mirë dhe mund t'ju kërkohet të shpjegoni vendimet tuaja. Shpjegimi pse keni vendosur të bëni diçka është pjesë e të qenit në çdo komunitet të njerëzve.