Jump to content

Wiki Loves EuroPride 2024

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Wiki Loves EuroPride 2024 and the translation is 100% complete.
Main pageParticipantsArticle listsResultsOnline eventSchedule


Wiki Loves EuroPride 2024
Online me Selanikun, Greqi

Me rastin e EuroPride, i cili do të mbahet këtë vit nga datat 21-29 qershor në Selanik, një grup anëtarësh të Wikimedias QW2023 nga Stambolli, Zagrebi, Tirana,së bashku me organizatorët e Thessaloniki Pride, anëtarë të Wikimedia Greqi WM Community UG Greece dhe anëtarë të Wikimedia LGBT+, po organizojnë një editathon online. Në këtë editathon, kontribues të Wikimedias nga Europa dhe më gjerë mund të kontribuojnë me media, të shkruajnë ose përmirësojnë artikuj, dhe të shtojnë Wikidata që lidhen me tematika të vizibilitetit LGBTIQ+, terminologji, njerëz, organizata, festivale, libra, kinematografi, emancipim, të drejtat e njeriut dhe (me shpresë) të kenë ndikim.

Europride-i është një ngjarje panevropiane ndërkombëtare LGBTIQ + që përfshin paradë, festivale dhe aktivitete të tjera kulturore. Ajo u themelua në vitin 1992 dhe që atëherë ka ndodhur çdo vit në qytete të ndryshme në të gjithë Evropën. Selaniku, do të jetë i treti në një varg të qyteteve të zonës së Wikimedias në EQL (Europa qendër-lindore) që organizon aktivitetin.

Organizuesit po planifikojnë gjithashtu aktivitet online dhe foto-shëtitje në Marshimin e Krenarisë.

Nëse dëshironi të mbështesni aktivitetin dhe të merrni më shumë informacion mbi aktivitetet në internet ose të takoni fizikisht pjesëmarrësit në vendet e EuroPride, mund të kontaktoni Z. Blace përmes email-it: zblace(_AT_)mi2(_DOT_)hr.