Training modules/dashboard/slides/10903-what-makes-a-good-article/sq
Appearance
Çfarë e bën një artikull të mirë?
Ju me siguri i keni dëgjuar fjalët se Wikipedia nuk është një burim i besueshëm informacioni. Ndoshta qindra njerëz punojnë në një artikull, duke kontrolluar faktet dhe duke rishikuar pretendimet dhe referencat. Ndoshta vetëm një person e ka shkruar atë, duke përdorur vetëm një burim, të njëanshëm. Apo ndoshta dikush ka shkuar dhe ka shtuar tekst për të promovuar biznesin e tij ose një klient.
Me kaq shumë mundësi, si mund të thoni nëse informacioni që gjeni në Wikipedia është fare i mirë?
Le të shikojmë disa nga mënyrat se si Wikipedianët vlerësojnë cilësinë e artikujve.