Training modules/dashboard/slides/10805-edit-vs-edit-source/sq
"Redakto" vs "Redakto nëpermjet kodit"
Wikipedia ju jep dy mundësi për të redaktuar. Opsioni "Redakto" hap editimin vizual, i cili ju lejon të redaktoni tekstin në ekran ashtu si shfaqet në faqe. Opsioni "Redakto nëpermjet kodit" ju lejon të shihni kodin e wikitekstit.
Editimi vizual e bën të lehtë shtimin e tekstit, citimin e burimeve, krijimin e lidhjeve dhe formatimin bazë. Megjithatë, është në dispozicion vetëm për artikujt. Për të biseduar me Wikipedianët e tjerë, do të përdorni kodin wikitekst.
Ju lutemi kontrolloni Wikipedia-n tani, dhe sigurohuni që të shihni opsionet "Redakto" dhe "Redakto nëpermjet kodit" kur shikoni një artikull.
Nëse shihni "Redakto nëpermjet kodit", siç tregohet më sipër, kaloni në diapozitivin tjetër.
Nëse nuk shihni opsionin "Redakto nëpermjet kodit", atëherë ndiqni këto hapa për t'u siguruar që keni të aktivizuar editimin vizual:
- Sigurohuni të regjistroheni në llogarinë tuaj në Wikipedia.
- Klikoni në "Parapëlqimet".
- Klikoni në skedën "Redaktimi".
- Sigurohuni që të zgjidhni kutinë "Çaktivizoni përkohësisht editimin vizual, ndërsa është në beta".
- Në disa wiki, ju do të shihni një zgjedhje për "Modaliteti i redaktimit:".Zgjidhni "Më tregoni të dy skedat e redaktorit".
- Klikoni "Ruaj".
- Në këtë pikë, kur ngarkoni një artikull në Wikipedia, duhet të shihni të dy opsionet "Redakto" dhe "Redakto nëpermjet kodit".